Shqiptari në Itali përfundon në pranga, akuzohet se i dogji shtëpinë dhe furgonin një bashkatdhetari

Bota

Shqiptari në Itali përfundon në pranga, akuzohet se i dogji
Një 40 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e karabinierëve në provincën e Vareses në Itali i dyshuar për dy zjarrvënie të qëllimshme ndaj pronës dhe automjetit të një bashkatdhetari të tij.

Ngjarjet për të cilat akuzohet kanë ndodhur në zonën e Vareses, ku shënjestër kanë qenë një banesë në ndërtim dhe furgoni në pronësi të një 32-vjeçari shqiptar sipërmarrës në sektorin e ndërtimit.

Arrestimi është kryer gjatë natës mes 25 dhe 26 tetorit në zbatim të një urdhri të lëshuar nga Gjyqtari i Hetimeve Paraprake pranë Gjykatës së Vareses.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave 40vjeçari është dërguar në burgun e Busto Arsizios ku do të qëndrojë në dispozicion të drejtësisë italiane.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e dy episodeve dhe për të përcaktuar përgjegjësinë e tij penale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion