Shqiptarët në Gjermani bëjnë kërdinë me dro'gë, policia gjen platacionin në godinën e pabanuar

Bota

Shqiptarët në Gjermani bëjnë kërdinë me
Një kontroll rutinë policor në Kalbe, Gjermani, ka çuar në zbulimin e një plantacioni të madh kanabisi të ngritur brenda një godine të pabanuar. Në pranga kanë përfunduar dy shtetas shqiptarë, 32 dhe 56 vjeç.

 Ngjarja u regjistrua pasditen e 2 tetorit, kur efektivët që patrullonin në zonë vunë re një erë të fortë kanabisi që vinte nga një objekt në rrugën Breiten Weg. Dyshimi i shtyu policët të kontrollonin godinën, ku zbuluan rreth 800 bimë kanabisi në faza të ndryshme rritjeje.

Dy shqiptarët ndodheshin në ambientet e objektit dhe u ndaluan menjëherë nga autoritetet.

Të dyshuarit dolën para gjykatës më 3 tetor, pas kërkesës së Prokurorisë së Stendalit. Gjykata vendosi masën e paraburgimit për të dy, të cilët më pas u dërguan në institucionet penitenciare.

Autoritetet gjermane nuk kanë bërë publike deri tani detaje të tjera mbi organizimin e plantacionit apo rolin konkret të dy të arrestuarve. Hetimet për rastin vijojnë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion