I riu merret peng nga duart e policisë për një gërvishtje pasqyre të makinës dhe rrihet e braktiset mes pyllit

Aktualitet

I riu merret peng nga duart e policisë për një gërvishtje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kukës, ku një konflikt i nisur pas një përplasjeje pasqyrash mes dy automjeteve ka përfunduar me dhunë fizike.

Mësohet se shtetasi Valdet D., teksa po udhëtonte me automjetin e tij, është përfshirë në një konflikt me Sadi E., pasi automjetet e tyre kanë prekur pasqyrat. Të dy personat mësohet se njiheshin me njëri-tjetrin dhe ishin bashkëfshatarë.

Fillimisht, debati mes tyre është shoqëruar me sharje dhe ofendime nga të dyja palët. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë ndaluar Valdet D.

Por, sipas gazetarit Eraldo Harlicaj, konflikti nuk është mbyllur me kaq. Sadi ka thirrur xhaxhain e tij, Saminë, dhe së bashku janë rikthyer në vendngjarje.

Pasi kanë shkuar në vendngjarje kanë përplasur automjetin e Valdetit dhe më pas ata kanë marrë forcërisht atë nga duart e efektivëve duke e futur në automjetin e tyre tip ML, me ngjyrë të bardhë.

Më pas ata e kanë dërguar Valdetin në një zonë pyjore, ku e kanë dhunuar fizikisht dhe e lanë në mes të pylli, ndërsa vetë të dy janë larguar në drejtim të Kukësit.  

Për neutralizimin e autorëve është dashur ndërhyrja e forcave të specializuara të Policisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion