Shqiptarët mbushin San Marinon, pritet spektakël kuqezi në tribuna

Sport

640-0-1718484543xshqiperi-12-213.jpg

Tifozët kuqezi pritet të jenë të shumtë në përballjen mes San Marinos dhe Shqipërisë.

Biletat për sektorin e dedikuar shqiptar janë shitur prej ditësh, ndërsa shumë shqiptarë që jetojnë në Itali kanë siguruar vende edhe në sektorë të tjerë të stadiumit.

 Kështu, mbështetja për Kombëtaren pritet të jetë e madhe, me tribunat e stadiumit në San Marino që pritet të dominohen nga ngjyrat kuqezi.

Kujtojmë që Shqipëria triumfoi 2-0 ndaj Bjellorusisë pak ditë më parë, në takimin e parë të vlefshëm për Nations League. Golat u realizuan nga Asllani dhe Muçi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion