Haga hap kapitullin e apelit për Thaçin dhe të tjerët, caktohen gjyqtarët për ish-krerët e UÇK-së

Kosovë&Rajon

-900-0-1785760543x900-0-1783788404xthaci-hage-reuters-782-749.jpg

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, ka caktuar Panelin e Gjykatës së Apelit që do të shqyrtojë kërkesën e përbashkët të mbrojtjes së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit për zgjatjen e afatit për paraqitjen e njoftimit për ankesë ndaj aktgjykimit të shkallës së parë.

Sipas vendimit të publikuar nga Dhomat e Specializuara, Paneli i Apelit përbëhet nga gjyqtarët Michele Picard, Kai Ambos dhe Nina Jorgensen, raporton Klan Kosova.

Paneli është ngarkuar të vendosë për kërkesën e mbrojtjes, si dhe për çdo parashtresë tjetër të palëve që lidhet me njoftimin e ankesës kundër aktgjykimit të çështjes Thaçi dhe të tjerët.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion