Kalifornia njeh me ligj Ramazanin dhe Kurban Bajramin si ditë pushimi për shkollat dhe nëpunësit

Bota

-900-0-1787552505x1737794164-shba-527.jfif

Dega e Këshillit për Marrëdhëniet Amerikano-Islame në Kaliforni (CAIR-CA) ka përshëndetur vendimin e guvernatorit Gavin Newsom për nënshkrimin e Projektligjit AB 2017, me të cilin Ramazani dhe Kurban Bajrami njihen në legjislacionin shtetëror.

Ligji synon të lehtësojë një problem të kahershëm për më shumë se një milion banorë myslimanë të Kalifornisë, të cilët shpesh janë detyruar të zgjedhin mes praktikimit të fesë dhe vijimit të shkollës apo punës.

Autor i projektligjit është deputeti Matt Haney, ndërsa bashkëorganizatorë të nismës janë CAIR-CA, Komisioni i Kalifornisë për Çështjet e Amerikanëve Aziatiko-Paqësorë dhe Muslim Impact Council, raportojnë mediat.

Sipas ligjit, punonjësit shtetërorë dhe ata të shkollave mund ta shënojnë Bajramin duke përdorur ditët ekzistuese të pushimit personal ose ditët e lira. Po ashtu, shkollat fillore dhe të mesme, si dhe institucionet e arsimit të lartë, mund të mbyllen gjatë festimit të Bajramit, në bazë të marrëveshjeve të negociuara në nivel lokal.

Miratimi i ligjit vjen në një kohë kur komuniteti mysliman në SHBA po raporton rritje të incidenteve ndaj xhamive dhe qendrave islame. Sipas CAIR-it, numri i incidenteve të tilla u rrit me 183 për qind nga maji deri në korrik, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Drejtori ekzekutiv i CAIR-CA, Hussam Ayloush, tha se për një kohë të gjatë nxënësit, studentët dhe punonjësit myslimanë në Kaliforni janë përballur me zgjedhjen mes pjesëmarrjes në ritet e rëndësishme fetare dhe detyrimeve të tyre akademike apo profesionale.

Sipas tij, ligji heq këto barriera dhe përshtat politikat e shtetit me parimet e përfshirjes, barazisë dhe respektimit të diversitetit kulturor. 

ME TE LEXUARAT