Shpërthimi i fuqishëm lë 15 familje në qiell të hapur në Elbasan/ Bashkia i strehon në këtë vend

Aktualitet

Shpërthimi i fuqishëm lë 15 familje në qiell të hapur

Shpërthimi i fuqishëm që tronditi pasditen e sotme një pallat në Elbasan, duke i marrë jetën një personi dhe duke plagosur 10 të tjerë, ka lënë pas pasoja të rënda edhe për banorët e godinës.

Si pasojë e shpërthimit, pallati pësoi dëmtime të konsiderueshme strukturore, me shembjen e dy kateve dhe shkatërrimin e katit të pestë. Në këtë situatë, 15 familje që banonin në godinë kanë mbetur pa strehë.

Për t’u ardhur në ndihmë, Bashkia e Elbasanit ka bërë të mundur sistemimin e tyre të përkohshëm në një konvikt pranë pallatit të dëmtuar.

Ndërkaq, bëhet me dije se tre prej familjeve të prekura ndodhen aktualisht në emigrim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion