Shpërthimi i frikshëm në Elbasan, vijojnë kërkimet intensive për 69-vjeçarin e pagjetur/ Policia jep detaje

Aktualitet

Shpërthimi i frikshëm në Elbasan, vijojnë kërkimet

Ende po vijojnë kërkimet për gjetjen e një 69-vjeçari që rezulton ende i pagjetur pas shpërthimit të regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në një apartament në Elbasan. Për shkak të shpërthimit të fortë edhe banesat e tjera kanë marrë dëmtime ku mësohet se janë shembur edhe muret.

Deri më tani nuk ka një informacion të konfirmuar për vendndodhjen dhe gjendjen e tij. Fati i 69-vjeçarit mbetet mister, ndërsa situata kërkon ndërhyrje të specializuar për kontrollin e rrënojave dhe verifikimin nëse ai ndodhet i bllokuar brenda banesës.

Për këtë arsye pritet edhe angazhimi i forcave të specializuara të kërkim-shpëtimit të Forcave të Armatosura, të cilat mund të ndërhyjnë për kontrollin e strukturave të dëmtuara dhe kërkimin e personave të mundshëm nën rrënoja.

Fuqia e shpërthimit ka shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në ndërtesë, duke shembur mure të apartamentit dhe dëmtuar një pjesë të shkallëve të pallatit. Menjëherë pas ngjarjes janë angazhuar strukturat e Policisë, zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencave, të cilat kanë ndërhyrë për evakuimin e banorëve dhe menaxhimin e situatës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për përcaktimin e shkakut të shpërthimit, si dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion