"E dëgjuam shpërthimin, ishte diçka e madhe" - Banorët në Elbasan tregojnë të tmerruar: Gjithçka u bë shkrumb

Banorët e zonës ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm në një apartament në Elbasan kanë treguar frikën dhe panikun që përjetuan pas ngjarjes. Sipas dëshmive të tyre, shpërthimi u dëgjua me një intensitet të madh, aq sa tronditi edhe banesat përreth.
Ndërkohë, dëmet materiale në pallatin ku ndodhi ngjarja janë të konsiderueshme. Një prej banorëve të pallatit ngjitur tregon se zhurma ishte e ngjashme me një bombë, ndërsa të tjerë shprehen se fillimisht nuk e kuptuan se çfarë kishte ndodhur, si dhe e konsideruan të frikshëm momentin.
Dëshmitë e banorëve:
“Jetoj te pallati tjetër. Ishte një shpërthim shumë i madh, si bombë. Nuk e di nëse ka të lënduar”.
“Shtëpinë e kam këtu afër. E dëgjuam shpërthimin, ishte diçka e madhe. Erdhëm këtu dhe pamë se ajo ishte shembur.
Nuk e dimë se çfarë ka qenë. Erdhi policia dhe zjarrfikëset. Ishte edhe vendi i ngushtë, ku nuk hyn dot asgjë”.
“Ishte e tmerrshme, ishte një shpërthim i fuqishëm. Nga sa shohim, dëmi është i madh. E frikshme ajo që shohim”.
“U trondit shtëpia, shumë i madh ishte shpërthimi. Ne po rrinim dhe thamë: ‘Çfarë u bë?’ Shumë e frikshme.”


