Shoqërimi i protestuesve tek Drejtoria e Policisë/ Organizatori Kola kërkon sqarime: Gjobat janë qesharake!

Aktualitet

Shoqërimi i protestuesve tek Drejtoria e Policisë/ Organizatori Kola

Një grup protestuesish, mes tyre edhe organizatori Arben Kola, janë paraqitur pranë Drejtorisë së Policisë për të kërkuar shpjegime lidhur me shoqërimin e disa pjesëmarrësve në protestë.

Kola pretendon se shoqërimet janë kryer pa të drejtë dhe kërkon që drejtuesit e Policisë të japin sqarime për veprimet e ndërmarra ndaj protestuesve. Ai paralajmëroi se asnjë presion apo kërcënim nuk do ta ndalë lëvizjen e tyre, duke theksuar se protesta do të vijojë deri në largimin e Ramës.

“Nuk ka kërcënim dhe as shantazh që mund ta ndalë këtë lëvizje popullore deri në rrëzimin e Ramoviçit, që ta kuptojnë të gjithë shqiptarët. Drejtoria e Policisë mban përgjegjësi, pasi ne e kemi bërë njoftimin që më 31 maj dhe ai është në fuqi në vazhdimësi, pa afat.

Duke qenë se këta persona janë arrestuar pa të drejtë, ndërsa edhe mbrëmjen e kaluar janë shoqëruar disa të tjerë, ne kërkojmë shpjegime. Në këtë rast bëhet fjalë për arrestime.

Edhe gjobat janë qesharake dhe nuk kanë asnjë bazë në Kushtetutë”, deklaroi aktivisti Arben Kola.

Protestuesit kërkojnë gjithashtu një takim dhe komunikim të drejtpërdrejtë me drejtuesit e Policisë për të marrë përgjigje mbi shoqërimet dhe masat e marra ndaj pjesëmarrësve në protestë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion