Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, ndërron jetë në spital këmbësori i përplasur nga makina

Aktualitet

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, ndërron jetë në spital

Ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Fierit 75-vjeçari Baftjar Shahaj i cili u aksidentua më herët në aksin rrugor Levan–Vlorë.

I moshuari ishte transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Sipas informacionit paraprak të policisë, këmbësori ishte identifikuar fillimisht si 74-vjeçar, banues në fshatin Levan, ndërsa automjeti që e përplasi drejtohej nga një 58-vjeçar.

“Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Levan–Vlorë (rruga e vjetër), automjeti që drejtohej nga shtetasi A. B., 58 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin A. Sh., 74 vjeç, banues në fshatin Levan, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Fier për ndihmë mjekësore.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Nga testi i alkoolit, 58-vjeçari rezultoi se nuk kishte konsumuar alkool.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të aksidentit”, njoftoi policia më herët.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion