Aksident fatal në Fushë Prezë, makina përplas për vd'ekje 58-vjeçarin, humb jetën në vend
Lajmifundit
/
28 October 2026, 09:56
Aktualitet

Një 58-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, pasi është përplasur nga një automjet në zonën e Fushë Prezës, në Tiranë.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 05:45. Sipas njoftimit paraprak të Policisë, drejtuesi i automjetit, një 35-vjeçar me inicialet E. Xh., dyshohet se ka përplasur këmbësorin me inicialet S. A.
Përplasja ka rezultuar fatale për 58-vjeçarin, i cili ka humbur jetën. Ndërkohë, me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.


