Lidhja me dosjen e Ballukut, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK nën akuzën për pastrim parash

Aktualitet

Lidhja me dosjen e Ballukut, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur sot në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij, Ulian Barjami.

Carapuli është zyrtarisht nën hetim për pastrim parash, në kuadër të hetimeve për vilën luksoze në Dhërmi, që dyshohet se është përfituar nga ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.

Sipas SPAK, Carapuli është biznesmeni i lidhur me Ballukun, e cila dyshohet se ka përfituar një vilë luksoze në kompleksin turistik “Ëhite Rocks”, në Gjilekë të Dhërmiut. Dyshimet e Prokurorisë së Posaçme lidhen me një tender të përfituar nga kompania “Eurocol” sh.p.k. në kohën kur Balluku drejtonte Albcontrol.

Sipas hetimeve, vila dyshohet se është dhënë si përfitim i parregullt në këmbim të favorizimit të kompanisë në procedurën e tenderimit. Pasuria në fjalë ndodhet në resortin turistik “Ëhite Rocks”, në Dhërmi, dhe ka numrin F6. Në njoftimin e saj, SPAK bën me dije se nga hetimet rezulton se Belinda Balluku, në cilësinë e Drejtoreshës së Përgjithshme të Albcontrol sh.a., dyshohet se ka kërkuar dhe marrë përfitim të parregullt nga shoqëria “Eurocol” sh.p.k.

“Përfitimi i parregullt”, sipas Prokurorisë së Posaçme, vlerësohet në 145 mijë euro dhe konsiston në pasurinë e paluajtshme, konkretisht vilën me nr. F6 në resortin turistik “Ëhite Rocks”, në Gjilekë, Dhërmi, Bashkia Himarë, me zhvillues shoqërinë “Eurocol” sh.p.k.

 
Pandeli Carapuli është pronari i vilave në kompleksin “White Rocks” në Dhërmi, ku ndodhet edhe pasuria që është bërë objekt i hetimit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion