Ambasadori Eric Wendt: SHBA ka dhënë mbi 40 milionë dollarë investime për sigurinë kibernetike në Shqipëri

Politikë

Ambasadori Eric Wendt: SHBA ka dhënë mbi 40 milionë dollarë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë investuar më shumë se 40 milionë dollarë për forcimin e mbrojtjes kibernetike të Shqipërisë ndaj kërcënimeve të sponsorizuara nga qeveri të huaja, thuhet në një postim të ambasadës amerikane në Tiranë.

Gjatë Konferencës Kombëtare të Sigurisë Kibernetike të Shqipërisë, ambasadori amerikan Eric Wendt theksoi rëndësinë e partneritetit mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, duke nënvizuar se bashkëpunimi përfshin edhe trajnimin e ekspertëve të rinj përmes programeve të specializuara, si CyberNext.

“Shtetet e Bashkuara kanë investuar më shumë se 40 milionë dollarë për të forcuar mbrojtjen e Shqipërisë ndaj kërcënimeve kibernetike të sponsorizuara nga qeveri të huaja.

 Në Konferencën Kombëtare të Sigurisë Kibernetike të Shqipërisë, Ambasadori Eric Wendt vuri në pah përparimin e Shqipërisë në forcimin e qëndrueshmërisë digjitale dhe trajnimin e ekspertëve të ardhshëm përmes partneritetit me Shtetet e Bashkuara, përfshirë programe si CyberNext.

Së bashku, po ndërtojmë një infrastrukturë digjitale më të fortë e më të sigurt për Shqipërinë, Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n”,- thuhet në postim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion