“Zemra ime, kënaqësi të bësh surpriza për ty”, të gjithë e duan një vjehrrë si e Jona Spahiut

Showbiz

“Zemra ime, kënaqësi të bësh surpriza për

Moderatorja Jona Spahiu ka marrë një surprizë të bukur nga vjehrra e saj. E ftuar në një emision televiziv, Jonës iu bë surprizë një video mesazh nga vjehrra, duke i dedikuar fjalët më të bukura.

 

“Përshëndetje zemra ime! Është një kënaqësi të bësh surpriza për ty! Na bën krenarë çdo ditë. Jam shumë e lumtur që të kam pranë. Më ke dhuruar gjënë më të bukur në botë, dashurinë tënde dhe të Raidenit.

Uroj të të shikoj gjithmonë lart e më lart! Të dua shumë, je më e mira! Të puth fort, zemër!”, tha ajo.

Jona pas këtijj mesazhi tha se dashuria dhe respekti është reciprok. Ajo me përkëdheli e quan “mamo”, ndërsa nuk kurseu një fjalim për të.

“Dashuri, dashuri, është një dashuri. Nuk kam fjalë. Ajo është elegante në shpirt, është nga ato njerëzit që në momentin që ti rrethohesh, energjia e saj të përfshin.

Nuk ka një njeri që kur e njeh mamon, unë kështu i them, nuk e do. Unë kam mësuar të zhvilloj tolerancën nga mamo. E di, më ke kapur shumë të surprizuar, sepse nuk e prisja fare nga mamo të jem e sinqertë”, u shpreh Jona.

 

ME TE LEXUARAT