Bashkëpunim në qeveri? Rama i përgjigjet Bashës: Gati të shkoj përtej të gjitha ndasive
Lajmifundit
/
15 Prill 2021, 12:01
Politikë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur sërish për mundësinë e një bashkëpunimi me liderin e opozitës, Lulzim Basha.
Rama t hotë se është gati të shkojë përtej të gjitha ndasive të 30 viteve të fundit, por thekson se Basha me përgjigjien e tij dje tregoi se nuk është lider.
Ai shton se që të bësh diçka të tillë si bashkëpunimi, duhet fillimisht të rrish pa gjumë.

