“Natën më kontrollonin pulsin nëse isha gjallë”, Justin Bieber tregon vitet më të vështira të jetës

Showbiz

“Natën më kontrollonin pulsin nëse isha gjallë”,

Këngëtari kanadez Justin Bieber ka qenë viktimë e drogës gjatë dhe pas kohës kur u nda nga Selena Gomez. Për të, ato vitet kanë qenë më të vështirat. Për revistën “GQ” ai tha se ruhej gjatë natës, për të parë nëse ishte gjallë apo jo.

 

“Kam pasur një zakon të keq të drogës. Arrija deri në pikën ku rojet e sigurisë hynin në dhomën time natën për të më kontrolluar pulsin në mënyrë që të siguroheshin që isha ende gjallë. Tashmë, fatmirësisht kam një grua që e adhuroj, tek e cila ngushëllohem, ndihem i sigurt krah saj”, ka rrëfyer për herë të parë ai.

“Natën më kontrollonin pulsin nëse isha gjallë”,

Ai në intervistë tha se fillimet me bashkëshorten e tij kanë qenë të vështira, por si duket gjërat kanë ndryshuar.

ME TE LEXUARAT