“Vëllai i madh” nuk ndalet, sot pritet të futen të tjerë VIP-a në program

Showbiz

“Vëllai i madh” nuk ndalet, sot pritet të futen të

Pritet që ditën e sotme në Big Brother VIP, të futen të famshëm të tjerë. Kjo është lënë të nënkuptohet të premten nga Arbana Osmani, por edhe nga Dojna Mema që do të moderojë këtë vit “Big Brother Fan Club”.

Pritet të jenë tre të njohur të tjerë që do t’i bashkëngjiten shtëpisë. Një ndër ta përflitet se do të jetë këngëtarja Beatrix Ramosaj, e cila në fillim të tetorit siç konfirmojnë burime të Prive.al ka qenë duke u përballur me COVID-19.

Ky fakt mund ta ketë shtyrë hyrjen e saj në shtëpinë më të famshme të shqiptarëve. Tjetër emer i përfolur është ai i aktores Ema Andrea. Mbetet të shihet sonte se kush do jenë emrat që do t’i bashkëngjiten aventurës 100 ditore me çmimin e madh prej 100,000 eurosh. /Prive

ME TE LEXUARAT