Gjërat nuk po shkojnë siç duhet, “The Squid Game” po ndikon negativisht në shkollë

Showbiz

Gjërat nuk po shkojnë siç duhet, “The Squid Game”

Seriali koreano-jugor “The Squid Game”, sezoni i parë i të cilit u shfaq në Netflix më 21 shtator, është bërë brenda pak javësh një nga serialet më të shikuar në Netflix. Por, lojërat që shihen në të janë vënë në praktikë në disa shkolla në Belgjikë, të cilat kanë paralajmëruar prindërit e të miturve për pasojat që zbatimi i tyre mund të ketë për fëmijët e tyre.

Disa shkolla kanë zbuluar se nxënësit e tyre kanë vënë në praktikë dinamikën e disa lojërave, siç është “Drita jeshile, drita e kuqe”. Por, indinjatë te përgjegjësit e shkollave kanë shkaktuar pasojat që kanë nxënësit që humbin. Ata, ndryshe nga ajo që ndodh në seri, goditen me grusht në fytyrë nëse nuk arrijnë të fitojnë. Një dinamikë që mësuesit duan të korrigjojnë për të shmangur dhunën në shkolla dhe për të parandaluar dëmtimet mes të miturve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion