“U habita kur e pashë për herë të parë”, Fero tregon historinë e dashurisë me Arbenitën

Showbiz

“U habita kur e pashë për herë të parë”,

Arbenita Ismajli dhe Fero mirëpritën në jetë frytin e tyre të dashurisë pak javë më parë. Dita e ardhjes në jetë e Ninës ishte sa e bukur dhe e trishtë për modelen pasi humbi pak orë më pas dhe të atin, i cili po luftonte me virusin. Së fundmi, Fero ka folur për këtë moment të vështirë gjatë një interviste për “Rudina”.

“Nina ka lindur rreth orës 1:30 të natës, fjetëm dhe kur u zgjuam të nesërmen morëm vesh lajmin tragjik. Edhe Arbenita u mërzit shumë. Ka qenë e rëndë shumë. Ai e dinte se Arbenita do të lindte, por nuk e ka marrë lajmin që lindi.”, është shprehur reperi. Sakaq, Fero u ndal gjithashtu dhe tek takimi i parë me Arbenitën.

“U habita kur e pashë për herë të parë”,


“Jemi njohur në Shkup. Unë isha në makinë dhe po e prisja, kur e pashë, aq shumë u habita duke e parë sa mbeta brenda në makinë, as nuk dola që t’i flisja herën e parë që jemi takuar. Nuk ishte rastësisht kemi kontaktuar një kohë në rrjete sociale. Pastaj jemi takuar dhe prej atij momenti jemi bashkë.”, tha Fero.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion