Deputetja e zgjedhur e PS ndan foton e të ëmës: Ma gëzofsh pensionin, s’krahasohem...

Politikë

Deputetja e zgjedhur e PS ndan foton e të ëmës: Ma gëzofsh

Deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës, Edona Bilali ka ndarë një foto të së ëmës në ditën e daljes në pension pas 40 vitesh në shërbim publik. Bilali shprehet se sado ta krahasojnë me të ëmën ajo as nuk i afrohet dot, duke theksuar se tani nis një kapitull i ri për të.

“Ma gëzofsh pensionin mami. 40 vite + në shërbim publik.

Ndershmëria, përgjegjësia me të cilën e ke ba punën por edhe dashuria janë frymëzim e motivim që ditën time të parë të punës duke të patur modelin kryesor.

Sado që më krahasojnë me ty e di shumë mirë që as të afrohem. Zgjodha këtë foto me ta uru për parimin tënd të “shëndeti i pari”. Tani nis kapitulli i ri i “gjyshërimit” full time dhe të uroj vetëm shëndet e ta shijosh edhe këtë “karrierë” të re”, u shpreh Bilali. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion