Erdogan i vendos kusht Mitsotakis për dialogun: Mos përfshi...

Bota

Erdogan i vendos kusht Mitsotakis për dialogun: Mos përfshi...

Si “thyerje akulli” u cilësua takimi mes kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Gjatë një konference për shtyp në Samitin e NATO-s në Bruksel, Rexhep Tajip Erdogan tha se i kërkoi Kyriakos Mitsotakis të vazhdojnë bisedimet pa ndërmjetësimin e palëve të treta.

Presidenti turk u shpreh se në takimin e tij me kryeministrin grek , u vendos që të vazhdohet dialogu, për të arritur hapa drejt një axhende pozitive. Erdogan gjithashtu theksoi se ai i kërkoi Kryeministrit grek të mos përfshijë në dialogun mes dy vendeve palë të treta.


“Ne vendosëm të vazhdojmë mekanizmin e dialogut dhe të ndërmarrim hapa të mundshëm për një axhendë pozitive. Unë i thashë atij se nuk ka asnjë arsye që palët e treta të hyjnë midis nesh”, tha Erdogan.

Gjithashtu, presidenti turk bëri të ditur se i premtoi kryeministrit grek “verë të qetë në Egje”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion