The Weeknd bamirësi 1 milionë dollarë për njerëzit që vuajnë nga uria

1 milionë dollarë ka dhuruar këngëtari The Weeknd për njerëzit që vuajnë nga uria. Këngëtari kërkon të ndihmojë etiopianët përmes Programit Botëror të Ushqimit nga Kombet e Bashkuara.
“Unë do të dhuroj 1 milionë dollarë për të siguruar 2 milionë vakte përmes Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara dhe për të inkurajuar ata që mund të japin ndihmë. Zemra ime thyhet për njerëzit e mi të Etiopisë. Për civilë e të pafajshëm duke filluar nga fëmijë të vegjël deri tek të moshuarit që po vriten pa kuptim dhe fshatra të tërë po braktisen nga frika dhe shkatërrimi”, u shpreh këngëtari.
Ai ka lindur në Toronto, por prindërit e tij janë etiopianë, emigrant në Toronto. Kujtojmë se gushtin që kaloi, këngëtari dhuroi 300,000 dollarë në fushatën globale të Ndihmës për Libanin për të ndihmuar viktimat e një shpërthimi në Bejrut që vrau mbi 200 njerëz, njoftoi menaxheri i tij në mediat sociale.


