Pozojnë nudo në ballkon, arrestohen vajzat në Dubai

Në Dubai, një grup vajzash kanë pozuar nudo, duke u futur në telashe. Mediat e huaja shkruajnë se vajzat ishin në ballkonin e një rrokaqielli, ku u filmuan nga njerëz të tjerë.
Video inkuadron ballkonin e një ndërtese në lagjen elegante Marina, çka solli menjëherë reagimin e autoriteteve të Emirateve të Bashkuara Arabe. Kujtojmë se në Dubai, ligji të ndalon prijen e alkolit në publik pa leje ose puthje publike dhe pornografinë.
As identiteti, as kombësia dhe as numri i saktë i personave të arrestuar nuk dihen, por mediat shkruajnë se femrat do të duhet të përgjigjen për krimin e “shthurjes”, për të cilin rrezikojnë deri në gjashtë muaj burg dhe një gjobë prej një mijë eurosh.
Pornografia është e ndaluar në EBA me kompanitë e internetit që nuk japin akses në faqe të tilla.


