Tea bën lëmsh rrjetin, publikon foton e parë me të dashurin e ri
Lajmifundit
/
25 July 2021, 11:18
Showbiz

Pak kohë më parë ish-konkurrentja e “Përputhen”, Tea Trifoni zbuloi se ka nisur një lidhje të re dashurie.
Ajo nuk ka zbuluar shumë rreth partnerit, përveçse është shumë i ëmbël. Ndërkohë, vetëm së fundmi, Tea ka pozuar për herë të parë pranë tij.
Ajo ka publikuar në Instastory një foto gjatë një feste, ku shihet që i dashuri e ka përqafuar.

Ish-konkurrentja nuk e ka zbuluar portretin e tij, pasi siç ka thënë dhe më parë, ka vendosur të jetë shumë e rezervuar për jetën private.


