Tea, Bearti dhe Andi trazojnë rrjetin me deklaratat e tyre, Melisa bën veprimin e papritur

Showbiz

Tea, Bearti dhe Andi trazojnë rrjetin me deklaratat e tyre, Melisa bën

Para pak ditësh Tea premtoi se do të zbulonte gjithçka për ndarjen nga Bearti në aplikacionin e ri të “Për’puthen”. Kjo intervistë është publikuar dhe Tea ka zbuluar gjithçka duke nisur nga arsyet e ndarjes me Beartin e deri tek lidhja e fshehtë e Andit me një vajzë, që të gjithëve na shkon mendja vetëm tek Melisa.

Ndërsa sa i përket lidhjes fallco me Andin, ajo ka konfirmuar se ka qenë e gjitha një lojë dhe ka kërkuar falje për këtë gjë. Tea është shprehur e zhgënjyer për mënyrën se si reagoi Andi pas skandalit, duke u tërhequr dhe ja lënë asaj peshën e fajit.

Ndër të tjera ajo ka zbuluar se ndërkohë që ishte në lidhje me Beartin, edhe Andi ishte në marrëdhënie me një vajzë tjetër. Tea nuk e ka thënë emrin e vajzës, por dyshimet janë të forta për Melisën.

Andi, Tea dhe Bearti po trazojnë rrjetin me deklaratat e tyre, por Melisa ka bërë veprimin e papritur.
Ajo ka çaktivizuar llogarinë e saj në Instagram duke lënë të kuptohet se dëshiron të qëndrojë larg këtyre “problemeve” që po ziejnë në mediat shqiptare.

ME TE LEXUARAT