Kapet me kok'ainë të ndarë në doza gati për shitje, arrestohet 41-vjeçari në Fier

Aktualitet

Kapet me kok'ainë të ndarë në doza gati për
Një 41-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Fier, pasi u kap duke poseduar kokainë, të cilën dyshohet se e mbante me qëllim shitjen. I arrestuari rezulton të jetë dënuar më parë dy herë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Policia bën me dije se arrestimi u krye në kuadër të operacionit të koduar “Recidivisti”, të zhvilluar nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”.

Në pranga përfundoi shtetasi E. R., 41 vjeç, banues në Fier, i cili u ndalua nga shërbimet e Policisë teksa qarkullonte me automjet në qytet.

Gjatë kontrollit të automjetit dhe kontrollit fizik ndaj tij, efektivët gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza të gatshme për shitje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda e dyshuar narkotike, automjeti me të cilin lëvizte 41-vjeçari dhe një telefon celular.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion