Ekstradohet nga SHBA shqiptari, kërkohej për tre vr'asje në Shkodër të kryera në vitet 2000-2001 (Emri)

Aktualitet

Ekstradohet nga SHBA shqiptari, kërkohej për tre vr'asje në
Është ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Shqipërisë Valentin Ftoni, i cili kërkohej nga autoritetet shqiptare për tre vrasje të ndodhura në Shkodër gjatë viteve 2000 dhe 2001.

Ftoni mbërriti këtë të mërkurë në aeroportin e Rinasit, rreth orës 12:30, me një avion charter. Ai shoqërohej nga marshallët amerikanë, të cilët kishin koordinuar veprimet me Policinë e Shtetit për realizimin e ekstradimit.

Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, Ftoni ishte arrestuar në New York rreth një muaj më parë, në kuadër të procedurave për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Ai ishte shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës, pasi kërkohej për t'u përballur me drejtësinë shqiptare lidhur me tre vrasje të regjistruara në vitet 2000 dhe 2001.

Pas mbërritjes në Shqipëri, Valentin Ftoni do t'u dorëzohet autoriteteve përkatëse, për vijimin e procedurave ligjore dhe përballjen me akuzat për të cilat kërkohej.

Ekstradimi i tij u realizua pas arrestimit në Shtetet e Bashkuara dhe koordinimit mes autoriteteve amerikane dhe Policisë së Shtetit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion