Të gjithë e kemi dëgjuar, Donaldi tregon këngën që ka shkruar për Bora Zemanin (Video)
Lajmifundit
/
20 October 2021, 14:26
Showbiz

Donaldi ka folur shumë për Bora Zemanin dhe dashurinë mes tyre në Big Brother VIP. Në një bisedë me Kledin, Fifin dhe Semin, ai tregoi se ka shkruar një tekst për të, të cilën e ka kënduar Elgid Doda.

Kënga ka dalë 1 javë më parë, pasi Donaldi nga shtëpia i dha sinjal këngëtarit që ta publikojë.

Në videoklip është vetë aktori i humorit, ndërsa askush nuk e dinte se teksti ishte shkruar po nga ai dhe fjalët i dedikoheshin femrës që ai kishte dashur më shumë.
Në këngë dëgjohet dhimbja e tij, por edhe e Borës, ndërsa lë të nënkuptojë se ata duheshin por rrethana të tjera i kishin ndarë.


