Gledis Nano pas operacionit në Lezhë: Disa policë nuk mund ta prishin imazhin e institucionit

Bota

Gledis Nano pas operacionit në Lezhë: Disa policë nuk mund ta

Ditën e sotme, drejtori i përgjithshëm, Gledi Nano ka prezantuar drejtorin e ri në Lezhë, Oltion Bistri.

Prezantimi erdhi pas aksionit të policisë në bashkëpunim me SPAK, në këtë qytet. Në fjalën e tij, Nano tha se disa policë të korruptuar nuk mund të prishin imazhin e Policisë së Shtetit.

“Policia e Shtetit/ Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, pas operacionit policor të zhvilluar në Lezhë, nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me SPAK-un, ka zhvilluar një takim me strukturat e Policisë vendore, duke prezantuar dhe drejtorin e ri të DVP Lezhë, Oltion Bistri.

Nano: Lufta pa kompromis ndaj grupeve kriminale dhe toleranca zero ndaj kultivimit të bimëve narkotike janë prioritet dhe sfidë, ndaj së bashku me drejtorin e ri të angazhoheni për t’i dhënë një impuls të ri jo vetëm kësaj sfide, por gjithë prioriteteve që ka Policia e Shtetit.

Më keni në krah në punën tuaj për të arritur objektivat, por ju siguroj se nuk do të tolerohet asnjë punonjës policie që neglizhon detyrën apo më keq akoma, që bëhet palë me krimin. Respektoni qytetarët, shërbejuni atyre duke iu ofruar një shërbim sa më cilësor, zbatoni ligjin dhe vetëm ligjin dhe ju siguroj se do jem përherë suporti juaj.

Disa punonjës policie brenda strukturës nuk mund ta prishin imazhin e Policisë së Shtetit, duke zhbërë punën e mirë që është bërë deri tani, ashtu sikurse disa individë të tjerë nuk mund ta sfidojnë Policinë.”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion