Takimi në BBVIP4, mesazhi i Tefta Radit për Rozanën: Saherë të dëgjoj më përlot...

Showbiz

Takimi në BBVIP4, mesazhi i Tefta Radit për Rozanën: Saherë

Ikona e ekranit shqiptar, Tefta Radi, ka qenë mbrëmjen e djeshme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”, për të realizuar një surprizë të veçantë Rozana Radin.

Në një rrëfim të ndjerë, këngëtarja ka theksuar se Tefta Radin e ndjen sikur e ka nënë të dytë pasi ajo së bashku me xhaxhain e saj, Françesk Radi, kanë qenë si prindër për të pas largimit të mamit dhe babit të saj nga jeta.

"E njoh Rozin si një vajzë me mendje të hapur, që u ngrit nga dhimbja e humbjes së prindërve, si një vajzë me zemër të madhe dhe që na ka bërë krenarë në rrugëtimin e saj. Rozana të dua shumë dhe jam krenare për ty, mezi pres të të takoj”, ishte mesazhi i Tefta Radit përpara se ato të përqafoheshin.

Ndërsa me tu përqafuar tha Tefta i tha: “Rozi, e shtrenjta ime. Më mallëngjeve, sa herë të dëgjoj më përlot me këto talentet e tua. Je e mahnitshme. Të ndjek me shumë dashuri dhe emocion në këtë spektakël të jashtëzakonshëm që bën bashkë të gjithë shqiptarët. Të kuptoj, është e vështirë për një njeri, një artiste të kompletuar si ti. Nuk na ke mërzitur. Ti je vetëvetja si gjithmonë.

Ke marrë gjithçka nga babai yt, ke marrë portretin, karakterin, talentin, shpirtin e sakrificës, zemrën e madhe që ka vend për të gjithë.

Të dua shumë Rozi, të dua shumë dhe të uroj suksese. E kuptoj çdo të thotë të jesh e izoluar për kaq shumë kohë. Më ka marrë shumë malli, por duhet të bëhemi të forta. Falenderoj produksionin që na dha mundësinë për tu takuar dhe çmallur sepse unë si sot dhe një javë largohem sërish”.

ME TE LEXUARAT