Hetim pasurisë së Elvis Roshit! SPAK kërkon kontroll të shpenzimeve dhe investimeve ndër vite!

Aktualitet

Hetim pasurisë së Elvis Roshit! SPAK kërkon kontroll të

SPAK kërkon ekspertizë financiare për pasuritë e ish kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi. Siç bëjnë me dije burime pranë prokurorisë së posaçme kërkimet e akuzës ndaj Roshit janë orientuar drejt dyshimeve për fshehje të pasurisë dhe mos justifikim të saj.

Hetimet pasurore ndaj ish kryebashkiakut lidhen jo vetëm me shpenzimet por edhe investimet e kryera ndër vite. Llogaritë me SPAK Roshit ju hapën nga një vendim i gjykatës së posaçme e cila refuzoi pushimin hetimeve të prokurorisë së Durrësit mbi kallëzimin e KLSH që gjeti shkelje në tenderat nga ish kryebashkiaku i Kavajës, sipas Tch.

SPAK njofton se nga krijimi pra nga 2019 deri më tani i ka dorëzuar gjykatës 17 ish kryetarë bashkish apo kryebashkiakë duke i akuzuar, 15 prej tyre për çështje korrupsioni dhe vetëm dy prej tyre për vepra të tjera.

ME TE LEXUARAT