“Ska gjë se ti nga Kavaja je”, Mevlani “përplaset” me Sindin

Showbiz

“Ska gjë se ti nga Kavaja je”, MevlaniNë puntatën e së premtes, ku Murati dhe Sindi u duk se nuk do kenë më punë bashkë, Mevlani u shpreh mirë për Muratin duke thënë: “Dua ta përqafoj edhe unë Muratin”, fjali që Sindi e replikoi direkt: “Epo nga Kavaja je ti.” Atë ditë e gjithë kjo u anashkalua, ndërsa dje, konkurrenti nga Kavaja kërkoi shpjegim nga Sindi për atë që tha.

Sindi tha se nuk ka pasur qëllim ofendues dhe se nuk tha ndonjë gjë që nuk është e vërtetë.

“Pse çfarë thashë të keqe? Ti nuk je nga Kavaja? Nuk ishte me ironi dhe nuk e di pse e ke marrë për të keq?”, tha ajo, duke mos pranuar arsyen pse e ka thënë këtë gjë, por më pas i kërkoi falje të gjithë kavajsve nëse janë ofenduar nga komenti i saj.

“Ska gjë se ti nga Kavaja je”, Mevlani

Në debat ndërhyri edhe Bora, Lediana dhe Arjani. Të tre ata mbështetën Mevlanin, por diskutimi përfundoi pasi Sindi kërkoi falje, ndonëse nuk pranoi të ketë thënë diçka me kuptimin e keq.

ME TE LEXUARAT