Goditi me sende të forta vëllain, pranga 51-vjeçarit në Elbasan
Lajmifundit
/
13 Prill 2021, 13:38
Aktualitet

Elbasan
Arrestohen nga Policia dy shtetas për vepra të ndryshme penale.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u arrestua në flagrancë shtetasi: A.S., 51 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka goditur me sende të forta vëllain e tij.
Specilaistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin : Ç.L., 23 vjeç, banues në Elbasan, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.
Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

