Si qëndron e vërteta e divorcit/ Arben Derhemi flet për herë të parë

Showbiz

Si qëndron e vërteta e divorcit/ Arben Derhemi flet për herë

Aktori Arben Derhemi ka reaguar së fundmi për ndarjen nga ish-bashkëshortja Iva Korumi.

Aktori i cilësoi lajmet në media për tradhti bashkëshortore si shpifje për përfitime.

Arben Derhemi tha në një dalje televizive se me ish-bashkëshorten është divorcuar që prej dy vitesh, por jeta personale e tij është mbajtur jashtë mediave.

“Është e gjitha një gënjeshtër e madhe sepse unë kam kohë që jam ndarë, kam gati dy vjet e gjysmë. Nuk e kuptoj, e gjitha ishte si me urdhër, e gjitha ishte e makinuar nga një makineri e çuditshme thashethemi, maskarallëku që nuk më bën shumë përshtypje sepse kam dëgjuar shumë gjëra për miq, shokë të mitë të cilët i njoh shumë mirë, i di shumë mirë. Por këtë radhë ishte shumë e çuditshme sepse e kam mbajtur larg jetën time private, larg televizionit, larg revistave, larg gjithçkaje sepse është e imja dhe e atyre që kanë qenë rreth meje. Kuptohet që ish-bashkëshortja ime ka të drejtën e vet që të revoltohet për një gjë të tillë sepse duam të mbajmë diçka jashtë kësaj. U vendos një moment që ne të ndahemi dhe kaq, s’ka asgjë të çuditshme”, theksoi aktori

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion