Shokon Sharon Stone: Producenti më kërkoi të kryeja marrëdhënie seksuale me një koleg sepse…

Showbiz

Shokon Sharon Stone: Producenti më kërkoi të kryeja

Aktorja Sharon Stone ka rrëfyer një ngjarje të padëgjuar më parë, lidhur me eksperiencën e saj në film. Në librin e kujtimeve të saj,  “The Beauty of Living Tëice”, publikuar nga Vanity Fair, u lexuan disa detaje të tmerrshme. Stone ka treguar se një producent filmi, të cilit nuk ia përmend emrin, i kërkoi asaj të bënte seks me një koleg gjatë xhirimeve të filmit në mënyrë që të përmirësonte kiminë e tyre në ekran.

 “Mendova se ata thjesht mund të kishin punësuar një aktor të talentuar, dikë që mund ta arrinte një skenë dhe të mbante mend fjalët e tij. Doja të më linin jashtë kësaj. Puna ime ishte të aktroja dhe kështu u thashë,” -shkroi Stone.

Ajo gjithashtu tha se kjo nuk ishte hera e vetme që një producent i tha asaj të flinte me një koleg. “Unë kam pasur producentë të tjerë në filma të tjerë që thjesht vijnë dhe të pyesin, ‘Pra, a do bësh seks me të, apo jo?… Ti e di që do të shkonte më mirë nëse e bën’,” -shkroi Stone.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion