Juventus gati për merkaton, kërkon të largojë Moratën, ja kë do në skuadër

Sport

Juventus gati për merkaton, kërkon të largojë Moratën,

Merkatoja e verës është shumë pranë dhe kjo ka vënë në punë skuadrat dhe piketimet e tyre. Florentino Perez është i palëvizshëm në pretendimin e tij për të sjellë Erling Haaland te Real Madrid. Ndërkohë, dihet se ardhja e talentit norvegjez do të mënjanonte Benzema, i cili do duhet të kërkojë një klub të ri dhe në Itali thuhet se gjithçka është e zgjidhur. Juventusi do ishte gati të priste francezin në Torino, duke paguar një çmim simbolik për Realin, me kontratën, që i përfundon në verën e vitit të ardhshëm.

Për të liruar hapësirë për Benzema, Juventusi është gati të rikthejë te Atletico Madrid Alvaro Moratën. Bardhezinjtë kanë mundësinë blerjes së Moratës për 55 milionë euro. Spanjolli e nisi mirë sezonin, por në ndeshjet e fundit nuk po shkon rrjedhshëm te goli.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion