Amir Rrahmani i dëmtuar rikthehet në Itali, FFK jep lajmin e keq

Sport

Amir Rrahmani i dëmtuar rikthehet në Itali, FFK jep lajmin e keq

Kombëtarja e Kosovës nuk do e ketë lojtarin e tyre Amir Rrahmani në tre ndeshjet e ardhmshme, për shkak të dëmitimit që ka marrë. Ka qenë Federata e Kosovës që dha lajmërimin, duke thënë se Rrahmani do lërë Prishtinën sot dhe do të kthehet në Napoli për të vazhduar rikuperimin e dëmtimit. Kujtojmë se ai u kthye në vendlindje për tu stërvitur për ndeshjet me Lituaninë, Suedinë dhe Spanjën.

“Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani është larguar nga kampi i Dardanëve, në pamundësi për të kontribuuar në tri ndeshjet e këtij muaji për shkak të lëndimit. Përkundër vullnetit dhe dëshirës së madhe që të riaftësohet për lojë, një gjë e tillë ishte e pamundur, prandaj Rrahmani do të kthehet në klubin e tij, Napoli, për të vazhduar me rikuperimin e lëndimit.

Federata e Futbollit e Kosovës uron që Amiri sa më parë të rikthehet në fushën e gjelbër dhe të jetë në dispozicion të Kombëtares në sfidat e ardhshme”, njofton FFK.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion