Shokon grupi i vajzave që përfaqëson Serbinë në Eurovizion, këndojnë këngën e Anxhela Peristerit: E duam...

Vajzat e grupit serb ‘Hurricane’ kanë treguar së fundmi për “Abc e Pasdites” se çfarë mendojnë ata për përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovision. Ata thanë se Anxhela ka një zë shumë të bukur dhe madje kënduan një pjesë nga refereni i këngës “Karma”.
“Është shumë e bukur. Ne e duam shumë Anxhelën. Është kaq e bukur dhe ne e dashurojmë këngën e saj. Jemi shumë të lumtura që kënga juaj është në gjuhën tuaj, shqip, njësoj si kënga jonë serbisht”.
Ndër të tjera, vajzat u pyetën nësë e kanë menduar ndonjëherë të bashkëpunojnë me artistët shqiptar.
“Pse jo ne dëgjojmë shpesh muzikë shqiptare, i adhurojmë produksionet që keni ju në Shqipëri. Dhe pse të mos bënim bashkëpunim me ndonjë artist shqiptar”, u shprehën ata.
Por çfarë mendojnë vajzat për dy vendet Shqipëri dhe Serbi? Mendojnë se muzika mund të bashkojë njerëz e kombe?
“Po, ne jemi apolitik. Nuk jemi në ato ujëra”, thanë ato.
Vajzat përfaqësojnë Serbinë në Eurovision për herë të dytë, këtë vit me këngën “Loco, Loco”.


