Rrëfimi i guximshëm i aktorit Mehdi Malkaj: Djali im ka 1 vit që ka lënë drogën dhe ky është viti im më i mirë

Showbiz

Rrëfimi i guximshëm i aktorit Mehdi Malkaj: Djali im ka 1 vit që

Për aktorin e mirënjohur, Mehdi Malkaj, 2025 ka qenë viti më i bukur i jetës së tij. Dhe për këtë ka një arsye.

Në një intervistë televizive, ai rrëfeu se për vite me rradhë familja e tij ishte përballur me një “rrëmujë shpirtërore” për shkak se i biri konsumonte lëndë narkotike. I përlotur, aktori tha se më në fund ai është shëruar dhe nuk është më përdorues i drogës.

“Unë mendoj se ky është viti më i bukur i jetës dhe familjes time. Për një arsye shumë të fortë. Unë kam dy fëmijë, djalë edhe vajzë. Djali ka qenë përdorues droge për shumë vite, tani nuk është më.

Nëse e urren dikë shumë, mos e mallko kurrë “të pafsha fëmijët të përdorin drogë”. Vit më të bukur se ky….Kam vite të tëra që kam luftuar, e gjithë familja… Nëse ke një gjë të tillë kështu, nuk ka asnjëherë shtëpi, është rrëmujë shpirtërore.”, theksoi aktori.

Aktori tha se rikuperimi i djalit nuk është vetëm një fitore familjare, por edhe një mesazh për të gjithë prindërit që përballen me sfida të ngjashme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion