Erdhën në jetë në minutat e para të 2026-ës, zv. ministrja Tomini viziton Adean dhe Sibelin, u dorëzon prindërve “Bonusin e bebes”

Aktualitet

Erdhën në jetë në minutat e para të 2026-ës, zv.

Në këtë fillimvit, zv.ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Eugena Tomini, vizitoi bebet e ardhura në jetë në minutat e para të vitit 2026, përkatësisht Adea, e lindur në SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, dhe Sibel, e lindur në SUOGJ “Koço Gliozheni”.

Gjatë vizitës, zv. ministrja Tomini u takua nga afër me nënat dhe foshnjat, duke shprehur urimet për ardhjen e tyre në jetë, si dhe u dhuroi çekun e “Bonusit të bebes” – mbështetja direkte financiare e qeverisë për çdo të porsalindur.

Programi universal “Bonusi i bebes” është një ndër prioritetet kryesore të qeverisë për mbështetjen e çdo fëmije dhe familjeve të tyre, duke garantuar shpërblim financiar për çdo lindje, pavarësisht statusit social apo ekonomik, si dhe në kuadër të incentivave për rritjen e natalitetit. Që nga viti 2019, janë shpërndarë mbi 245 mijë bonuse për të porsalindurit.

Masa financiare e “Bonusit të bebes” varion nga 40 000 deri në 120 000 lekë, në varësi të rendit të lindjes, ndërsa për lindjet e shumëfishta përfitimi është 80 000 lekë për secilën foshnjë në rastin e binjakëve dhe 120 000 lekë për secilën foshnjë në rastin e trinjakëve ose më shumë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale vijon angazhimin për forcimin e politikave sociale në mbështetje të familjeve dhe garantimin e një fillimi të sigurt dhe dinjitoz për çdo fëmijë që vjen në jetë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion