“Pse s’ma hap telefonin…”/ Liami rrëfen pse u nda nga ish-partnerja

Showbiz

“Pse s’ma hap telefonin…”/ Liami rrëfen pse u nda

Banori i Big Brother, Liami ka treguar mbrëmjen e sotme detaje nga jeta e tij private.

Në një bisedë me Françeskën Liami ka treguar arsyen se pse ishte ndarë nga e dashura e tij.

Liami mes të tjerash është shprehur se për shkak të punës së tyre, kanë qenë larg njëri-tjetrit, duke bërë që të niste xhelozia mes njëri-tjetrit.

Liami: Nisi xhelozia ngaqë ne ishim larg, jo unë punët e mia si DJ, jo në Luksenburg, jo në Hollandë ndërsa ajo në Paris. Takoheshim thuajse në fundjavë. Në fillim ajo fundjava ishte e bukur, e pastër sepse takoheshim dhe ç‘malleshim, ndanim çdo gjë. Pastaj filloi xhelozia, jo ku ishe ti, me kë ishe ti, pse nuk ma hap telefonin ti.

Françeska: Nga ajo apo nga ti?

Liami: Nga ajo. Por unë kur bëj muzikë, bëj muzikë se nuk mundem se kështu është puna ime. Edhe ajo, kur është duke ecur në pasarelë, nuk i them dot hape telefonin. Kur një ditë të bukur e kapa me telefonin tim në dorë. Kur dola unë nga tualeti, u mundua ta fshihte. i thashë se çfarë po bënte, jo asgjë m’u përgjigj. Po ti i thashë nuk ke turp.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion