Probleme në veshkë, vdes në moshën 51-vjeçare reperi amerikan

Ndërron sëmundje pas një problemi në veshkë, reperi i mirënjohur amerikan Robert Ross, ose Black Rob. Reperi ndërroi jetë një ditë më parë dhe lajmi është bërë me dije nga miku i tij më i mirë Mark Curry. Ky i fundit, pak ditë më parë bëri apel për ndihmë në GoFundMe, për të ndihuar Ross të gjente një shtëpi dhe të paguante për ndihmën mjekësore.
Në lajmin e vdekjes, ish- shoku i tij i grupit, Curry falenderoi të gjithë ata që dhanë para në ndihmë të reperit.
“Rob vdiq rreth një orë më pare. Nuk e di nga të filloj, por ju falënderoj të gjithëve për donacionet. Ne kemi humbur shumë legjenda dhe nuk kemi mundësi të humbasim më”, shkruan ai.


