Shkeli masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, kapet në flagrancë 25-vjeçari nga Fushë- Kruja
Lajmifundit
/
18 Prill 2021, 13:15
Aktualitet

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 25-vjeçar, pasi kishte dalë nga shtëpia, ndërkohë që gjykata e Tiranës i kishte caktuar arrest në shtëpi.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë për veprën penale "Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit", shtetasin D. Z., 25 vjeç, banues në Fushë Krujë. Arrestimi i tij u bë pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë në rrugë, duke shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të vendosur nga Gjykata e Apelit Tiranë, për veprën penale "Dhunë në familje"”, njofton policia.


