“Po përpiqen të bëjnë ‘Për’puthen’…”/ Lore për Armelën: Dua që të dalë, shkrepje boshe...

Showbiz

“Po përpiqen të bëjnë

Juxhini dhe Lore kanë biseduar sot me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”. Ata kanë komentuar banorët e tjerë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“Ngaqë janë njerëz që nuk kanë fare selektim se për ça e shpikin një sherr. E shpikin edhe ‘kujt ia lë tavllën ti para këmbëve?’, tha Lore”.

“Po unë të them ja e heq direkt dhe të kërkoj falje”, shton Juxhini.

Lore vijon pastaj, unë me këtë mund të çohem e të krijoj situate dhe shtoi:

“Ideja është se këto gjëra të vogla 30 sekondëshe nuk të bëjnë të shkosh afatgjatë. Mendimi im. E kjo është arsyeja se pse thashë dua të dalë Armela. Më duken shumë shkrepje boshe të gjitha debatet që ajo ngjiz”.

Sipas Lore, duhet të kesh diçka tënden, e nëse nuk e ke duhet të përdoresh teknika të vjetra.

“Ideja është se duhet të kesh diçka tënden. Kur nuk ke asgjë dhe e sheh veten tënde të rrezikuar, je në nominim, ti përdor teknikat e vjetra që të kanë ndihmuar në edicionin e para 500 viteve në “Big Brother”. Ishte i tillë edicioni i vet, që duhej të futej çift. Ajo e di shumë mirë sesa përparësi të jep ajo gjëja dhe ajo po e provon me Keijsin. Po krijojnë një afrimitet. Ai e ka deklaruar kështu në qiell të hapur që unë nga “Për’puthen” vij, “Për’puthen” do bëj këtu brenda. Kështu që bingo është për të dy”, u shpreh Lore teksa bisedonte me aktorin e njohur per Armelën, e cila është në nominim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion