Bllokohet aksi rrugor Përrenjas-Elbasan, mijëra qytetarë ngelin të bllokuar nga trafiku kilometrik

Aktualitet

Bllokohet aksi rrugor Përrenjas-Elbasan, mijëra qytetarë ngelin

Situata në aksin kombëtar Përrenjas–Elbasan paraqitet tejet problematike, me qarkullimin e mjeteve tërësisht të bllokuar.

Për dhjetëra kilometra, automjetet nuk lëvizin fare, ndërsa mijëra qytetarë kanë mbetur të izoluar në kushte të vështira dhe temperatura nën zero.

Sipas informacioneve, bllokimi shtrihet nga ura e Bushtricës deri në zonën e Labinotit në Elbasan.

Lëvizja e mjeteve vijon të përkeqësohet, duke krijuar radhë të gjata dhe vështirësi të mëdha për drejtuesit dhe pasagjerët.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion