Përfshirja e aktorëve në politikë, Trebicka: Shumë normale, problemi jemi ne që do i gjejmë diçka çdo gjëje

Showbiz

Përfshirja e aktorëve në politikë, Trebicka: Shumë

Alfred Trebicka, aktori dhe regjizori i mirënjohur ka ardhur me nje deklaratë prov përfshirjes së aktorëve në politikë. Një një intervistë televizive në Neës24, Trebicka tha se kjo është diçka normale, për aq kohë sa politika do i keqpërdorte. Ai thekson se problemi jemi ne që i gjejmë diçka çdo gjëje.

 “Angazhimi i figurave të tilla në fushata elektorale nga aspekti politik është strategjik, në aspektin individual është shumë i natyrshëm dhe organik. Ajo që mua nuk do të më pëlqente në këtë rast është keq përdorimi i figurave të tilla nga politika. Artisti është qenie sociale, ka ndikim në një aspekt të gjerë politik.

Përfshirja e aktorëve në politikë, Trebicka: Shumë

Ka disa teori që artisti duhet të jetë asnjanës, nuk duhet të përfshihet në politikë, nuk e di nga e kanë gjetur këtë teori pasi artisti nuk është ufo që ka ardhur këtu dhe është i distancuar me të gjithë dhe bën vetëm art. Për mua është shumë e natyrshme, shumë organike përfshirja e artistëve në politikë. Pastaj që ky apo kjo artiste është pozicionuar me këtë krah apo atë krah, ky pastaj është problemi jonë që do i gjejmë diçka çdo gjëje”, tha ai.

ME TE LEXUARAT