Arrestohen bosi i "Moncafe" dhe ish-kreu i Kadastrës Fier, dyshohet se falsifikuan letrat e tokave në Seman (EMRAT)

Aktualitet

Arrestohen bosi i "Moncafe" dhe ish-kreu i Kadastrës Fier,

TIRANË- Kastriot Haskaj dhe Ertis Shehu janë arrestuar nga Policia e Shtetit për llogari të Prokurorisë Fier në lidhje me një çështje falsifikimi dokumentash pronësore në Seman.

Haskaj dhe Shehu ishin nën hetim prej muajsh ndërsa urdhër arrestet janë ekzekutuar mbrëmjen e sotme.

Haskaj njihet si pronari i linjës së kafes "Moncafe", dhe i hotelit me të njëjtin emër në qytetin e Vlorës. Ndërsa Ertis Shehu është ish-kreu i Kadastrës, ASHK.

Pritet ndërkohë finalizimi i operacionit për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë./ZËRI

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion