Fier, lëvizte me sekuestro ushtarake e makina luksi, pranga të riut me monedha e lingota floriri

Aktualitet

Fier, lëvizte me sekuestro ushtarake e makina luksi, pranga të riut me
Armando Biçaku 30 vjeç është arrestuar në Fier në kuadër të operacionit të koduar “Gold”, pasi u kap duke transportuar me një automjet luksoz “Porsche Cayenne” 13 lingota dhe monedha floriri, të dyshuara si të kontrabanduara.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia gjeti gjithashtu 4 mijë euro dhe 93 mijë lekë, për të cilat 30-vjeçari nuk dispononte dokumentacion që provonte origjinën apo burimin e tyre.

Operacioni u zhvillua nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike, në bashkëpunim me shërbimet e Forcave Operacionale dhe “Shqiponja”, në kuadër të planit të masave për kontrollet ndaj automjeteve luksoze dhe verifikimin e burimit të parave me të cilat janë blerë.

Gjatë kontrollit të “Porsche Cayenne”-it, me drejtues shtetasin Armando Biçaku 30 vjeç banues në Roskovec, u gjetën 9 monedha floriri dhe 4 lingota floriri, si dhe shumat prej 4000 eurosh dhe 93 000 lekësh.

Më tej, policia ushtroi kontroll edhe në banesën e 30-vjeçarit, ku gjeti një leje drejtimi të dyshuar të falsifikuar.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe procedurale, 30-vjeçari u arrestua për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet me vlerë, paratë dhe automjeti “Porsche Cayenne”. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa pritet të nisë edhe hetimi pasuror për të dokumentuar burimin e sendeve me vlerë dhe parave të gjetura.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion