Plagosja në Durrës, policia identifikon autorin e dyshuar

Policia ka reaguar lidhur me plagosjen me armë zjarri të ndodhur pasditen e sotme në Durrës.
Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, në lagjen nr. 1 të qytetit, ku një 61-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri një 52-vjeçar, për motive që mbeten ende për t’u sqaruar plotësisht.
Sipas policisë, shtetasi me inicialet F. F., 61 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se ka plagosur në dorë me armë zjarri shtetasin E. Sh., 52 vjeç.
I plagosuri ka marrë ndihmë mjekësore dhe raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, 61-vjeçari i dyshuar si autor është ende në arrati. Forcat e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijojnë kërkimet në zonë me qëllim lokalizimin dhe kapjen e tij.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 17:30, në lagjen Nr. 1, Durrës, shtetasi F. F., 61 vjeç, banues në lagjen Nr. 1, Durrës, dyshohet se për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri në dorë shtetasin E. Sh., 52 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli dhe vijon kontrolli i zonës, me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


